AKTUALITET

Aventura e një vajze 22-vjeçare që dogji fytyrën dhe trupin duke tentuar të ndezë sobën

18:58 - 02.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aventura e pabesueshme që për pak i kushtoi jetën, përshkruhet nga 22-vjeçarja Adriella, vajza e cila në muajin shkurt tentoi të ndizte sobën e shtëpisë së saj në Pelion për t’u ngrohur, por u përfshi nga flakët kur rrëmbeu alkoolin me të cilin ajo u përpoq t’i ndezte zjarrin. “Kam mbijetuar sepse zjarri brenda meje digjej më shumë se zjarri përreth”, shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.




@tzoka_ Θα σου γραψω πως μου λειπεις παλιε μου εαυτε…#burnsurvivor #strongwomen #fire #fyp #myoldself #imissher ♬ original sound – magi_lyrics

Prindërit e saj u tronditën kur panë vajzën e tyre të përfshirë nga flakët në pak sekonda. Ata kishin kapur një batanije dhe po përpiqeshin ta shpëtonin. Duart, fytyra dhe trupi morën flakë dhe e reja përfundoi me djegie të rënda në spital, ku u qetësua për një kohë të gjatë. Fqinjët nga Draceia e Pelionit dhe miqtë u mobilizuan për të mbështetur financiarisht familjen në shërimin e Adrielës.

Tetë muaj pas ngjarjes tragjike, 22-vjeçarja po përpiqet ende të shërohet. Ajo poston foto në Facebook me një veshje të veçantë të bardhë dhe fasha në duar, në një lëvizje për të pranuar realitetin. Edhe pse në historitë që poston ajo kujton veten para djegies, duke shpresuar që një ditë të jetë si më parë.

“Do të të shkruaj se më mungon, e vjetra…”, thotë ajo kur poston një foto nga e kaluara. Mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes janë të shumta, ndërsa aleat dhe mbështetje në këtë aventurë, përveç prindërve, është edhe vëllai i saj, të cilit i është mirënjohëse që ka qenë në krah të saj.

 

 

@tzoka_ Οποιος ειπε οτι καηκα επειδη ημουν εγκυος να μου πει ποιος ηταν ο πατερας να ξερω #fyp #burnsurvivor #strongwomen #οκοσμοςχαζευει ♬ πρωτότυπος ήχος – Αντριελααα


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.