Kronikë

Konflikti për pronën tek Kepi i Rodonit, Mark Frroku lihet i lirë

13:49 - 02.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 peronat e tjerë, që u arrestuan pas sherrit për pronën tek Kepi i Rodonit, janë liruar nga qelia.




Gjykata e Durrësit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Mark Frrokun, Antonio Lazarin, Pal Dodën, Martin Lazerin, si edhe për 4 banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka.

Arrest me burg në mungesë u dha vetëm për shtetasin Besnik Toma, familjarin dhe shoferin e ish-deputetit Frroku, i cili dyshohet se është personi që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Dy palët u përfshinë në konflikt për një pronë tek Kepi i Rodonit të dielën (29 Tetor).

 

Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Tetë personat e arrestuar janë:

Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.