Kryesore

“Kreu i PD mohoi konfliktin e interesit në pozicionin që i dha KiE”/ Investigimi i BBC: Dyshohet se rusët ishin financuesit e fotos të Lulzim Bashës me Donald Trump

13:38 - 02.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prestigjiozja Britanike BBC, ka publikuar një investigim mbi një kompani offshore e quajtur “Alpha Consulting”, e cila ka ndihmuar për të krijuar disa kompani të tjera të përdorura nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit.




Ndër të tjera në artikull përmendet dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili sipas BBC “në mars të vitit 2017 firma Biniatta Trade LP, pagoi një lobist amerikan në emër të Lulzim Bashës”.

 

“Lobisti organizoi një akses tek politikanët republikanë dhe një mbledhje fondesh, ku zotit Basha do t’i krijohej mundësia për të bërë një foto me presidentin e atëhershëm Donald Trump, e përdorur më vonë në fushatën zgjedhore në Shqipëri”, shkruan BBC.

Ndër të tjera në artikull thuhet se shërbimet e fshehta amerikane kanë dyshuar se fushata zgjedhore e zotit Basha, slogani i të cilit ishte “Ta Bëjmë Shqipërinë të Madhe Përsëri”, ishte mbështetur fshehurazi nga Rusia me 500,000 dollarë.

Në shtator të këtij viti, Këshilli i Europës caktoi zotin Basha për të përgatitur një raport për mbështetjen e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit rus, dhe sipas BBC, Basha është shprehur se nuk kishte konflikt interesi.

Pronësia e Biniatta-s ishte fshehur përmes sekretit të kompanisë offshore dhe drejtorëve të rremë, por dokumentet e zbuluara të Alpha-s përfshijnë një marrëveshje nga viti 2015, kur u krijua partneriteti, i cili emëronte pronarin përfitues si një shtetas rus i quajtur Maxim Trofimets.

Sipas BBC, Alpha Consulting me bazë në Sejshelle ndihmoi edhe në formimin e më shumë se 900 partneriteteve në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat përdorën një shteg ligjor fshehtësie për të fshehur pronarët e tyre të vërtetë.

“Yevgeny Prigozhin, shefi i Wagner Group i cili vdiq në fillim të këtij viti, ishte një nga ata që përfitoi nga shërbimet e Alpha”, shkruan BBC.

Kompania e tij Beratex Group Ltd u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2019, si një kompani e cila fshehu pronësinë e avionit dhe jahtit të tij privat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.