AKTUALITET

Postuan pamje duke abuzuar palestinezët në rrjetet sociale, ushtria izraelite nis hetimet për ushtarët e saj

20:38 - 02.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushtria izraelite ka nisur hetimet pasi dhjetëra foto dhe video tronditëse të postuara në mediat sociale të ushtarëve të saj që abuzojnë dhe poshtërojnë palestinezët në Bregun Perëndimor kanë qarkulluar së fundmi.




Një ushtar rezervë në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) është shkarkuar si rezultat i postimeve, të cilat u përshkruan nga një izraelit si “turpërim i uniformës së IDF”.

Në një nga klipet më brutale, trupat e IDF-së u filmuan teksa abuzonin me shtatë punëtorë në Bregun Perëndimor pasi u kapën duke u përpjekur të hynin në Izrael pa leje.

Pamjet treguan burrat palestinezë gjysmë të zhveshur, me sy të lidhur dhe me pranga, dhe duke bërtitur nga dhimbja, ndërsa njëri prej tyre tërhiqet zvarrë në tokë.

Në video duket gjithashtu një ushtar duke shkelur me çizme në kokën e një prej palestinezëve, ndërsa një tjetër i drejton armën. Në një tjetër skenë dhune të kapur nga kamera, një ushtar godet me shkelma në stomak një palestinez me sy të lidhur, më pas e pështyn dhe e fyen në arabisht.

Duke iu përgjigjur provave, IDF tha se ‘sjellja e ushtarëve’ që paraqitet në këto pamje është e rëndë dhe në kundërshtim me vlerat e IDF.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.