Kronikë

VIDEO/ Konflikti për pronën tek Kepi i Rodonit, Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë mbërrijnë në Gjykatë

11:58 - 02.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë pas sherrit për pronën tek Kepi i Rodonit kanë mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të arrestuarit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri  janë përfshirë në sherr me 4 banorët e fshatit Shetaj, Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka për një pronë tek Kepi i Rodonit të dielën (29 Tetor).




Sherri mes tyre ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie.

Por banorët e fshatit Shetaj, nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Fillimisht ata kanë konfliktuar fizikisht më pas sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta dhe armës.

“Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri”, raportoi policia.

Tetë personat e arrestuar janë:

Banorët e zonës: Bajram Kaçuli, Ylli Reka, Erjon Reka dhe Orgito Reka

Përfaqësuesit e kishës: Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.