BOTA

Përmbytjet përfshijnë shtetin fqinj, regjistrohen tre viktima

10:39 - 03.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh moti i ashpër ka goditur një pjesë të madhe të veriut të Italisë, duke shkaktuar edhe vërshimin e liqenit të Comos.




Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku deri më tani raportohen të paktën 3 viktima dhe 6 persona të zhdukur. Niveli i ujit në rajon është rritur ndjeshëm, ku ekipet e emergjencave civile po u shkojnë në ndihmë banorëve me varka e gomone, ndësa nga ajri me helikopter.

Sa i përket dëmeve materiale, shumë pemë janë thyer duke bllokuar edhe disa rrugë. Ndër komunat më të prekura është Casacalenda, ku kryebashkiaku Sabrina Lallitto mbylli shkollat ​​e mesme për shkak të kushteve të rrezikshme.

permbytje

Rrëshqitjet e dheut dhe balta po shkaktojnë ndërprerjet e para të arterieve kryesore rrugore, ndërsa tashmë ka dhjetëra ndërhyrje të zjarrfikësve për shkak të përmbytjes së bodrumeve, rënies së shkëmbinjve.

Rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa janë në kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet.

permbytje itali


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.