AKTUALITET

Vrau të dashurën shtatzënë dhe e hodhi në një lagunë, ish-kampioni Olimpik i boksit dënohet me burgim të përjetshëm

15:25 - 04.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kampioni Olimpik i boksit, Feliks Verdeho është dënuar me dy burgime të përjetshme për një krim makabër, ku mbeti e vdekur e dashura e tij, Keishla Rodrigez dhe fëmija i tyre i palindur ende.




Keishla ishte e droguar përpara se të hidhej e gjallë në një lagunë në San Huan të Puerto Rikos në prill të vitit 2021.

Një gjykatë vërtetoi se Verdeho, i cili kishte përfaqësuar Puerto Rikon në Lojërat Olimpike të 2012, e kishte kërcënuar Rodrigezin që të abortonte fëmijën.

30-vjeçari u shpall fajtor për vrasjen e Rodrigezit dhe një fëmije të palindur ende në korrik të këtij viti, teksa gjykata vendosi që ta dënonte me dy burgime të përjetshme Verdehon./PanoramaSport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.