AKTUALITET

Afera CEZ-DIA, kreu i Partisë së Lirisë thirret në SPAK! Ilir Meta: Telenovelë, është gjykuar 2 herë

09:25 - 08.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është thirrur në SPAK. Ish-presidenti ka mbërritur paraditen e sotme në SPAK, për aferën CEZ-DIA.




Meta ka thënë se është thjesht një telenovelë.

“Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në 2019-ën nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”- tha Meta.

Kjo është hera e dytë që Ilir Meta thirret në SPAK për të njëjtën çështje.

Ai gjithashtu u mor në pyetje në 23 shkurt të këtij viti nga prokurorët dhe pas daljes nga ambientet e SPAK Meta mohoi të kishte lidhje me marrëveshjen për privatizimin e CEZ-DIA.

“Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me çështjen e privatizimit të CEZ sepse ka qenë në opozitë në atë kohë. Nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen me CEZ-DIA. Ajo që është më e rëndësishme është se gjatë katër muajve si ministër ekonomike nga fundi i shtatorit deri në fillim të janarit, CEZ nuk ka përfituar asgjë nga qeveria. Kemi qenë në debate të vazhdueshme për performancën e tyre.

Në Dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ -in, në raport me KESH. E kam kundërshtuar këtë vendim të ERE-s. Drejtori i KESH i ka kundërshtuar vendimet e ERE-s në gjykatë. Ish kryetari i bordit dha dorëheqjen. Sot dhe asnjëherë nuk mund të ftohem për të dhënë sqarim për asnjë vendim dhe asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit shqiptar’, tha kreu i PL-së, pasi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK në shkurt 2023.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.