Kryesore

Çështja “Partizani”/ Kërkoi shuarjen e masës së sigurisë, shtyhet seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin

15:42 - 08.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, pasi ndodhet në qeli për çështjen “Partizani”.




Avokatët e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në nisje të seancës gjyqësore kanë kërkuar gjithashtu përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, me argumentin e moszbardhjes në kohë të vendimit.

Jamarbër Malltezi përfaqësohet nga dy avokatët, Klodian Skënderi dhe Antoneta Sevdari.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit Berisha, i cili gjithashtu po hetohet për të njëjtën çështje.

Seanca ndaj Sali Berishës u mbajt po ashtu ditën e sotme (8 nëntor), por u shty në orën 15:30 pasi avokatët e tij kërkuan përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.