AKTUALITET

Fredi Beleri përballet në gjykatë me kallëzuesin e tij për shitjen e votave! SPAK: I infiltruari u kërcënua pas padisë! Kryepolici i Himarës: Kam përgjime

08:44 - 08.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme është bërë me dije se qytetari nga Himara Arsen Rama, i cili denoncoi Fredi Belerin dhe bashkëpunoi me Prokurorinë, thuhet se është kërcënuar pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë më 12 maj me akuzën për blerje votash.




Kjo u bë e ditur në seancën e radhës ndaj Bejlerit në Gjykatën e Posaçme, nga prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, e cila kërkoi që pyetja e tij te behej me dyer te mbyllura. Sipas prokurores Arsen Rama dhe familja e tij janë kërcënuar, madje atij i është dëmtuar edhe makina, ngjarje për të cilën ka bërë kallëzim edhe në Prokurorinë e Vlorës. Dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka zgjatur rreth dy ore, ku mësohet se ai ka qëndruar deklarimeve te dhëna edhe në fazën hetimore por sipas avokatëve të Bejlerit, gjithçka është e sajuar dhe ai është paguar për shërbimin e dhënë nga policia.

SEANCA

Në seancë u pyetën dëshmitarë e tjerë të prokurorisë, mes të cilëve edhe ish-shefi i komisariatit të Himarës Ermal Ajdini, i cili tha se pasi ka marrë informacion se po bliheshin votat ka nisur hetimet dhe pas verifikimeve, informacioni ka rezultuar i vlefshëm. Ai tregoi se në fund të prillit të 2023 Arsen Rama e kishte telefonuar ku e kishte njoftuar se po bliheshin vota për Alfred Belerin. “Pas marrjes së këtij informacioni kam kryer verifikime dhe me ka rezultuar i saktë”, tha Ajdini, dhe kishte njoftuar menjëherë eproret.

Ish-krypolici i Himarës tregoi se Arsen Rama kaishte vendosur që të bashkëpunojë me prokurorin, për të bërë veprimet stimuluese. ku ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Sipas Ajdinit Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë. Në gjykatë dëshmuan edhe dëshmitaret Gligor Merkuari, Matilda Merkuri të cilët kanë pranuar se u kishin premtuar para në këmbim të votës për zgjedhjet e 14 majit në Himarë. Seanca u ndoq edhe nga ambasadorja greke në Tiranë. Gjykata e Posaçme, rrëzoi edhe dy kërkesat e Fredi Bejlerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe kërkesën për përjashtimin e gjithë trupit gjykues, duke i cilësuar kërkesat të pabazuara. Nga ana tjetër, gjykata e lartë, përcaktoi GJKKO-në si kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Belerit për lirim nga burgu për tu betuar, megjithëse kjo kërkesë i është rrëzuar nga e njëjta gjykatë më 26 qershor 2023.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik dhe kërkon lirimin për të kryer betimin.

Në gjyqin me dyer të mbyllura për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri kanë dëshmuar edhe Gligor e Matilda Mërkuri, të cilët thanë se nuk e kishin idenë që emri i tyre ishte në listë.

Gligor Mërkuri mësohet të ketë thënë se: Nuk e di se si emri im doli tek lista. Më erdhi në shtëpi një kushëri i nënës, na tha votoni Belerin dhe do ju jap 100 mijë lekë (të vjetra), pra 3 vota. Ne nuk kemi pranuar lekë as nuk kemi shkuar për të votuar. Ndërkohë që Matilda ka deklaruar: Nuk kam dijeni që emri im ishte në një listë votuesish. Niko Panajoti me ka premtuar 200 mijë lekë (të vjetra) për 3 vota. Me të kemi lidhje familjare. Lekët na i dha që të votojmë për Belerin. Nuk e njoh Arsen Ramën!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.