AKTUALITET

Progres raporti i KE për Shqipërinë, deputetja e PD: Njihet ligji i ri për procesin e integrimit dhe roli i opozitës në të. Ja tre fushat kryesore të marra në vlerësim

15:00 - 08.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka komentuar progres raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet në Bruksel.




Tabaku shprehet se në progres raportin për Shqipërinë tre janë fushat kryesore të cilat janë vlerësuar, duke nisur nga problematiket me zgjedhjet, roli i parlamentit në mbikëqyrjen e qeverisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Ndërsa u ndal në pikën e dytë, ajo shprehet se “në qoftë se opozita nuk ka vend për Komisione Hetimore, për thirrje në seanca interpelance, por dhe të gjitha mjetet e tjera që ofron hapësira parlamentare, atëherë kontrolli i qeverisë vihet në pikëpyetje”.

Ndër të tjera ajo shprehet se lufta kundër korrupsionit, nuk mund të jetë një deklaratë politike e ditës, por një çështje e vullnetit politik.

Reagimi i plotë

Përshëndetje nga Berlini nga Bundestag! Sapo është publikuar raporti i progresit për Shqipërinë dhe tre janë fushat kryesore. Së pari, problematikat me zgjedhjet bazuar mbi të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODHIR, dhe nevoja për një reformë të plotë zgjedhore.

Së dyti, roli i parlamentit në mbikëqyrjen e qeverisë, shtylla kryesore e demokracisë është balanca dhe kontrolli i pushteteve.

Në qoftë se opozita nuk ka vend për Komisione Hetimore, për thirrje në seanca interpelance, por dhe të gjitha mjetet e tjera që ofron hapësira parlamentare. Atëherë kontrolli i qeverisë vihet në pikëpyetje.

Progres-raporti, njeh dhe vlerëson ligjin e ri për proçesin e integrimit, dhe rolin që do të ketë opozita në këtë proçes.

Së treti, lufta kundër korrupsionit, nuk mund të jetë një deklaratë politike e ditës, por një çështje e vullnetit politik dhe tashmë duhet të lëvizim nga vetëm hetimi i rasteve të korrupsionit, por duhet të shkojmë edhe në hetimin dhe gjykimin e plotë të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.