AKTUALITET

Progres-raporti për Shqipërinë: Skena politike e polarizuar prej përçarjes së opozitës, Kuvendi mbikëqyrje të kufizuar ndaj Qeverisë

07:30 - 08.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Progres Raporti i Komisionit Europian, një kopje të të cilit e ka edhe Gazeta Shqiptare, që do të publikohet sot (e mërkurë) vë theksin te polarizimi i skenës politike në vend për shkak të përçarjes së opozitës.




Raporti me 144 faqe bën një raportim të detajuar të të gjitha fushave në vend, zgjedhjeve lokale, të drejtave të njeriut, administratës publike dhe gjyqësorit.

Pjesë nga raporti

Për sa i përket kriterit politik, zgjedhjet lokale më 14 maj 2023 u zhvilluan në një mënyrë përgjithësisht të qetë. Vëzhguesit i vlerësuan ato si të mirëadministruara, konkuruese dhe me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë politikë. Shqetësimet lidhen me keqpërdorimin e burimeve shtetërore, pretendimet për presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit dhe pretendimet për blerje votash. u regjistrua një pjesëmarrje e ulët prej vetëm 38.2%. Skena politike vazhdoi të karakterizohej nga polarizimi politik, në sfondin e përçarjeve të thella të vazhdueshme brenda partisë më të madhe opozitare. Mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit mbeti e kufizuar.

Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdoi, duke rezultuar në një progres të mirë në përgjithësi. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar me të nëntë gjyqtarët në detyrë, nga të cilët tetë me mandat të plotë 9-vjeçar. SPAK arriti rezultate të mëtejshme dhe kryeprokurori i ri i posaçëm u zgjodh në dhjetor 2022 pas një procesi të shëndoshë. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe aksesi në drejtësi vazhdoi të ndikohet nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i dosjeve të pazgjidhura, i cili mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e Apelit dhe të shkallës së parë. Është bërë progres në adresimin e vendeve vakante të gjyqësorit nëpërmjet betimit të 40 magjistratëve të rinj në tetor 2023. Vlerësimi i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vettingut) ka vazhduar të ecë me ritme të kënaqshme. Deri më 6 tetor, 57% e dosjeve të vettingut të përpunuara kanë rezultuar me shkarkime, dorëheqje apo përfundime të mandatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.