Kryesore

Balluku komenton marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Do të jemi gjithmonë solidarë

12:00 - 09.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka komentuar marrëveshjen e firmosur nga qeveria shqiptare me shtetin italian për ngritjen e dy kampeve në Lezhë për strehimin e emigrantëve.




Balluku u shpreh se politikanë shqiptarë merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, ndërsa shtoi se vetë shqiptarët i kanë vuajtur në kurrizin paragjykimet e të tjerëve.

“I kemi vuajtur në kurrizin tonë paragjykimet e të tjerëve pavarësisht se ngjyrën e lëkurës e kemi njësoj si europianë”, tha zv.kryeministrja.

Belinda Balluku: “Ka kaluar në qeveri gjithë procesin e parashikuar do të shkojë në parlament për tu ratifikuar. Kryeministri e ka bërë të qartë arsyen dhe s’duhet të shqetësohemi për arsyen e vërtetë pasi është ajo që ka thënë kryeministri.

Nëse do ishte bërë mes dy shteteve të BE do të ishte normale. Ne e konsiderojmë veten vend evropian dhe e kuptojnë problematikën që ka vendi fqinj. Kur vjen fjala për solidaritet jemi gjithmonë solidarë me një partner strategjik dhe të pazëvendësueshmë siç është shteti italian.

Më vjen keq që kemi politikanë shqiptarë dhe shqiptarë të zellshëm në opinionin publik që për arsye të luftës politike me qeverinë merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri. I kemi vuajtur në kurrizin tonë paragjykimet e të tjerëve pavarësisht se ngjyrën e lëkurës e kemi njësoj si europianë. Do shkojmë në Parlament, do e dëgjoni në komisioni. Qeveria nuk ka problem të shprehet.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.