AKTUALITET

“Ndjek me vëmendje çdo rast”- Balla reagon për protestën kundër dhunës ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat: Të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën e vetë

21:27 - 09.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares që përfundoi me këmbë të thyer në spital.




Balla në një prononcim për media ka përshëndetur protestën, por apelon që të lihet drejtësia të bëjë detyrën e saj, pas arrestimit të edukatores së kopshtit privat “Stinët”, Majlinda Dehima, e cila dhunoi të miturën.

“Bashkë me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë. Nuk ka asnjë problem! Mendoj se reagimi iPolicisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ka qenë i duhur.

Mbështes reagimin e shoqërisë civile, dhe reagimin e mbarë shoqërisë në raste të tilla. Por, besoj se biem të gjithë dakord se nga ky moment duhet të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën e vetë.

Besoj se jeni njohur se policia sapo ka zbatuar një urdhër të prokurorisë për arrestimin e edukatores.

Ky është rasti ku mund të themi se për çdo lloj forme të mos reagimit në kohë, është një bashkëpunim me dhunuesit. Prandaj dhe për rastin e vajzës në Vlorë, reagimi i Ministrisë së Brendshme ka qenë dënues për punonjësit e policisë së shtetit.Unë ndjek me vëmendje çdo rast.

Nuk para mundësi t’i takoja protestuesit sepse u larguan më shpejt sesa duhet.

Ajo që ka rëndësi është se tani është momenti të lëmë drejtësinë të bëj punën e vetë. Ndaj drejtësisë besoj se të gjithë kemi besim”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.