BLUETOOTH

Shkoi në Meksikë për Forumin Botëror të Biznesit, por përfundoi në spital! Çfarë po ndodh me shëndetin e bashkëthemeluesit të Apple

20:15 - 09.11.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak ka përfunduar në spital, në Meksikë, ku shkoi për të ndjekur Forumin Botëror të Biznesit (WBF).




Ende nuk dihet se cili ishte shkaku, por një burim për CNN ka thënë se Woznaik-ut i kishte rënë të fikët gjatë konferencës

I njohur më mirë në botën e teknologjisë si Woz,  Wozniak është një veteran i Silicon Valley i cili bashkëthemeloi Apple me Steve Jobs në 1976 dhe shpiku kompjuterin e parë Apple.

Pionieri i informatikës nënshkroi një letër në mars së bashku me Elon Musk duke bërë thirrje për një pauzë në zhvillimin e modeleve më të fuqishme të inteligjencës artificiale (AI).

Ai bëri thirrje për rregullimin e AI nga frika se teknologjia do të shfrytëzohej nga “aktorë të këqij”.

“AI është aq inteligjent sa është e hapur për lojtarët e këqij, ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë.”

Por ai dha një notë skepticizmi se rregullatorët do ta kuptonin siç duhet: “Mendoj se forcat që drejtojnë paratë zakonisht fitojnë, gjë që është disi e trishtueshme.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.