AKTUALITET

“Dëgjuam breshëri plumbash”, dëshmitaret tregojnë “skemën” e ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador

22:32 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me nëntë plumba u ekzekutua 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj. Ai u ekzekutua në Guajakil të Ekuadorit, para spitalit “Luzi Vernaza”. 53-vjeçari kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe ishte duke pritur brenda automjetit të parkuar.




Mediat e huaja shkruajnë se dy persona me motor i janë afruar makinës së Arjan Rizajt dhe e kanë qëlluar 9 herë.

Sipas dëshmitarëve, motori që i është afruar makinës ku edhe 53-vjeçari shqiptar po qëndronte ishte e bardhë, ndërsa kanë treguar se më pas kanë dëgjuar breshëri armësh, ndërsa motori u largua me shpejtësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.