AKTUALITET

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 14-vjeçare, ndalohet 36-vjeçari në Këlcyrë

22:43 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 36-vjeçar është ndalur mbrëmjen e sotme në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.




Sipas burimeve policore, autori i dyshuar, shtetasi me iniciale N. J., punonte si shofer i furgonit që transportonte nxënësit.  Sakaq mësohet se 36-vjeçari ngacmonte seksualisht të miturën për rreth një vit.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë, Përmet

Ngacmoi seksualisht një 14-vjeçare në furgonin me të cilin transportonte nxënësit, ndalohet 36-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Këlcyrë pas kallëzimit të bërë nga një 14-vjeçare se drejtuesi i furgonit që transportonte nxënës shkolle, e kishte ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme përreth 1 viti, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i punës, është bërë kapja e shtetasit N. J., 36 vjeç, banues në fshatin Katundisht, Këlcyrë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë ndalimi i tij për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.