AKTUALITET

Ekzekutohet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj, vrasja në ditën e arrestimit të Dritan Rexhepit

19:46 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në një kompleks rezidencial në Stamboll, një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit.




Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj 53-vjeç është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.