LAJMI I FUNDIT

Italia rrezikon të mbetet jashtë Europianit, Spaleti publikon listën duke ftuar edhe “bastexhiun”

20:04 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luçiano Spaleti ka një detyrë të vështirë në muajin nëntor. Italia e tij rrezikon të mbetet jashtë Euro 2024 nëse nuk fiton ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut, ndaj ai nuk mund të gabojë asgjë në këto ditë.




Ndoshta kjo është arsyeja se pse trajneri ka vendosur të grumbullojë 29 lojtarë për këto dy sfida vendimtare, ku është në lojë fati i përfaqësueses, por edhe prestigji i tij, sidomos pas mrekullisë që bëri me Napolin.

Edhe këtë radhë nuk kanë munguar risitë, pasi Spaleti ka kthyer në skuadër kapitenin e Milanit, Davide Kalabria, ndërsa emrat debutues janë Kambiaso i Juventusit dhe Kolpani i Monzës. Ndërkaq, bie në sy ftesa për Nikolo Zaniolon, edhe pse ky i fundit ishte përfshirë në skandalin e basteve sportive që shkaktoi kaos në futbollin italian.

LISTA

PORTIERË: Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Tothenem)

MBROJTËS: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Alesandro Buonxhorno (Torino), Davide Kalabria (Milan), Andrea Kambiaso (Juventus), Mateo Darmian (Inter), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Federiko Gati (Juventus), Rafael Toloi (Atalanta)

MESFUSHORË: Nikolo Barela (Inter), Xhakomo Bonaventura (Fiorentina), Andrea Kolpani (Monza), Brajan Kristante (Roma), Davide Fratesi (Inter), Zhorzhinjo (Arsenal), Manuel Lokateli (Juventus)

SULMUES: Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Kieza (Juventus), Stefan El Sharaui (Roma), Moise Ken (Juventus), Mateo Politano (Napoli), Xhakomo Raspadori (Napoli), Xhanluka Skamaka (Atalanta), Nikolo Zaniolo (Aston Vila)

/PANORAMA SPORT/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.