AKTUALITET

Kaosi në Kuvend, anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Soreca do të prezantonte progres-raportin e KE

19:26 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën në orën 12:00 ishte planifikuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku pritej që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023.




Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimin e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka bërë që Kuvend të njoftojë anëtarët për anulimin e mbledhjes.

Përmes një e-maili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja e planifikuar anulohet. Këshilli Kombëtar i Integrimit bashkëdrejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe deputeti socialist Toni Gogu, si dhe ka në përbërje kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Nuk dihet ende se kush e ka kërkuar anulimin e kësaj mbledhje, por Ambasadori Soreca nuk do të ketë mundësi të raportojë në Kuvend mbi raportin për Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.