Kronikë

Në listën e 10 personave më të kërkuar të INTERPOL, arrestohet në Turqi kreu i grupit kriminal Dritan Rexhepi

09:33 - 10.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është arrestuar në Turqi “koka” e kartelit të drogës, Dritan Rexhepi. Lajmi u tha nga ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Ali Yerlikaya, i cili bëri të ditur se është kapur kreu i kartelit të drogës me emrin “Kompania Bello”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar dhe transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. 




Dritan Rexhepi është në kërkim nga autoritetet italiane dhe shqiptare për vepra të ndryshme penale, nga vrasje, trafik droge dhe rrëmbime.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur policia turke i rrethon vilën në Stamboll dhe e shtrin përtokë.

Në një postim ministri Yerlikaya shkroi: “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”.

“Dritan REXHEPI, lideri i kartelit ndërkombëtar të drogës me emrin “Kompania Bello”, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, është shpallur NJOFTIM KUQ nga autoritetet gjyqësore italiane dhe shqiptare për krimet e “Vrasjes me dashje, drogës, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, trafik armësh dhe municionit”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.