AKTUALITET

LISTA E SILVINJOS/ Një i “paprekshëm” rrezikon të humbasë ndeshjen e fundit nga kartonët, ja situata e kuqezinjve para Moldavisë

21:45 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka grumbulluar 24 futbollistë për ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, që pritet të vulosin kualifikimin për në turneun e verës së ardhshme.




Një listë e ‘reduktuar’ duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy ndeshje dhe ku dëmtimet mund të bëjnë të vetën, teksa është një futbollist i cili shqetëson trajnerin brazilian për shkak të kartonëve të verdhë.

Janë 12 futbollistë të Shqipërisë që janë ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjet kualifikuese, por vetëm një prej tyre rrezikon pezullimin për ndeshjen e fundit. Bëhet fjalë për Nedim Bajramin, një lojtar i cili është kthyer në të paprekshëm në radhët e rreshtimit të Silvinjos, i cili i ka besuar atij çelësat e fazës ofensive të ekipit.

Bajrami është ndëshkuar me karton të verdhë në të dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe duhet të tregohet i kujdesshëm të premten, pasi nëse merr një tjetër karton ndaj Moldavisë, do të humbasë duelin kundër Ishujve Faroe në Tiranë.

Ndërkaq, me nga një karton të verdhë rezultojnë Strakosha, Hysaj, Mitaj, Veseli, Laçi, Asllani, Asani, Seferi, Muja, Daku dhe Cikalleshi. Por asnjë prej tyre nuk rrezikon tashmë të plotësojë numrin e 3 kartonëve të verdhë dhe të mungojë në ndeshje të kualifikuesve për këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.