Kryesore

Në QSUT mungon medikamenti për kimioterapinë tek fëmijët, apeli i gjyshes së 6-vjeçarit: Më gjeni ilaçin që më shpëton djalin

09:53 - 10.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, mungon medikamenti bazë për kimionterapinë për fëmijët e prekur nga sëmundje të rënda tumore dhe leuçemike. Bëhet fjalë për medikamentin asparaginaza, me të cilin trajtohen fëmijët e sëmurë të prekur nga tumoret ose sëmundjet e rënda të gjakut si leucemi akute.




Një qytetare tha për mikrofonin e News 24, se janë detyruar ta blejnë këtë ilaç për të mundësuar kimioterapinë për të afërmin e saj vetëm 6 vjeç. “Medikamenti mungon. Thanë se do të vinte për 10 ditë por nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë. Për kimio i kemi blerë 5 copë nga 50 mijë lekë 250 mijë lekë. Për fëmijën do ta blej”, theksoi ajo.

“Apeli im është që të më gjej ilaçin e djalit sepse nuk kam ku ta gjej”, tha qytetarja, duke shtuar se përveç kostove të këtij ilaçi janë edhe kosto të tjera financiare pasi është e detyruar të vijë nga Saranda. “Ilaçet janë me lekë vetëm krevatet janë falas”, theksoi ajo, duke shtuar se nuk do të largohet nga spitali pa kryer kimioterapinë. Gazetari i News 24, Osman Stafa tha se bari mungon prej rreth dy vitesh dhe se e vetmja mundësi është që bari të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.