AKTUALITET

Panik në Tel Aviv, sulmohet autobusi i kombëtares së futbollit izraelite

18:26 - 10.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autobusi i kombëtares së futbollit izraelite është sulmuar rrugës për në aeroportin e Tel Avivit.




Tania Ferreira Vítor, gruaja e mbrojtësit të kombëtares së Izraelit, Miguel Vítor, raportoi, përmes mediave sociale, një tjetër sulm që vinte nga Rripi i Gazës, pranë zonës ku kalonte autobusi që transportonte ekipin kombëtar të Izraelit për në aeroportin Bem Gurion, ku skuadra do të nisej për Kosovën, për të luajtur një ndeshje kualifikuese për “Euro 2024”.

“Në Gaza nuk ka ushqim, rrymë, ujë dhe ilaçe, por duket se raketat dhe armët nuk kanë fund. Mëngjesin e sotëm ata kanë sulmuar zonën ku po kalonte autobusi i kombëtares. Ishte ‘thjesht’ një frikë, sepse Iron Dome arriti të shkatërronte raketën. Po sikur Izraeli të mos kishte sistem mbrojtës? A do të mbetej dikush në atë vend?”- pyet Tania Vítor.

Lojtarët dhe stafi teknik i kombëtares së Izraelit duhej të largoheshin me shpejtësi nga autobusi me të cilin po udhëtonin dhe u barrikaduan në anë të rrugës, siç tregoi mbrojtësi izraelit Eli Dasa. Në të njëjtën kohë, ai filmonte sistemin e mbrojtjes kundërajrore duke shkatërruar disa raketa në ajri. “Rrugës për në aeroport, ky është realiteti ynë”,- ka shkruar lojtari i Dynamo Moskës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.