BLUETOOTH

“S’ka njeri që e ndalon”- Pasi Dafina Zeqiri tregoi se do martohen së shpejti, i dashuri e mbështet publikisht këngëtaren

12:22 - 10.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji po shijojnë romancën e tyre të dashurisë, ndërsa së shpejti do të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre.




Dyshja janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit foto nga momentet e tyre romantike.

-1200-630-1698867644x640-0-daffjpg-1698857946-276

Dadina po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore, ndërsa mbështetësi i saj më i madh është njeri që i ka rrëmbyer zemrën.

Përmes një postimi në InstaStory ai e ka treguar që ndihet shumë krenarë për sukseset e partneres së tij, ndërsa shprehet se nuk ka njeri që do ta ndalon atë.

Këtë vit vetëm duke fituar në të gjitha anët, s’ka njeri që e ndalon”- ka shkruar Kreshniku krahas fotos së tyre ku dyshja duen mjaft të lumtur së bashku.

Disa muaj më parë Dafina dhe Dj Geek i dhanë fund romancës së tyre të dashurisë, teksa shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin edhe nga ana profesionale.

Megjithëse dyshja kanë rifilluar sërish jetën, akoma nuk dihet se çfarë shkaktoi ndarjen e tyre.

Dafina kohët e fundit është njaft e përfolur në median rozë, jo vetëm për romancën e saj por edhe për këngën më të re të Ledri Vulës “Paranormal” i cili e përmend atë së bashku me ish-partneren e tij Sara Hoxha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.