AKTUALITET

FOTOT/ Dalje e rrallë publike e Dua Lipës me të dashurin, bashkë me ta edhe vëllai i këngëtares

07:20 - 11.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, me partnerin e saj 42-vjeçar, u përfol për një kohë të gjatë në mediat rozë për shkak të diferencës relativisht tw madhe l të moshës mes tyre.




Së fundmi, dyshja është fotografuar në momentin kur kanë dalë nga një restorant në Londër.

Së bashku me çiftin, ishte dhe vëllai 17-vjeçar i Dua Lipës, Gjin Lipa.

E veshur me pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t’iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri, këngëtarja dukej e buzëqeshur dhe aspak e bezdisur nga prania e kamerave.

Ndërsa, partneri i saj greko-francez po ecte pas saj, me kokën ulur duke u përpjekur të mos fotografohej, pasi mbante një kapele.

Dyshja janë në një lidhje prej disa muajsh dhe duket se janë të lumtur në praninë e njëri–tjetrit.

Shikoni fotot

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.