AKTUALITET

‘S’ka asnjë justifikim për bombardimet!’ Macron i bën thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e grave dhe foshnjave të Gazës

07:51 - 11.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e foshnjave dhe grave në Gaza, ka thënë presidenti francez Emmanuel Macron për BBC. Në një intervistë ekskluzive në Pallatin Élysée, Macron tha se nuk ka “asnjë justifikim” për bombardimet, dhe se nga armëpushimi do të përfitonte Izraeli.




Ndërsa njohim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten, “ne i bëjmë thirrje të ndalojnë bombardim” në Gaza, tha ai. Por ai gjithashtu theksoi se Franca “dënon qartë” veprimet “terroriste” të Hamasit.

Franca – si Izraeli, SHBA, Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore – e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste. Kur u pyet nëse donte që liderë të tjerë – përfshirë në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar – t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai u përgjigj: “Shpresoj se do ta bëjnë.”

Izraeli thotë se sulmon objektiva ushtarakë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ndërmerr hapa për të reduktuar viktimat civile, si lëshimi i paralajmërimeve përpara sulmeve dhe thirrja e njerëzve që të evakuohen.

Duke folur një ditë pas një konference për ndihmë humanitare në Paris për luftën në Gaza, Macron tha se “përfundimi i qartë” i të gjitha qeverive dhe agjencive të pranishme në atë samit ishte “se nuk ka zgjidhje tjetër përveç se fillimisht një pause humanitare, duke shkuar në një armëpushim, i cili do të na lejojë të mbrojmë të gjithë civilët që nuk kanë asnjë lidhje me terroristët”.

“De fakto – sot, civilët bombardohen – de fakto. Këto foshnja, këto zonja, këta të moshuar janë bombarduar dhe vrarë. Pra, nuk ka asnjë arsye për këtë dhe nuk ka legjitimitet. Kështu që ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalojë.”

Ai tha se nuk ishte roli i tij të gjykonte nëse ligji ndërkombëtar ishte shkelur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.