AKTUALITET

Pak muaj pas lidhjes, Belén Rodriguez i thotë “Po” propozimit për martesë

19:38 - 12.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deklarata e parë publike për partnerin e saj, me të cilin është në një romancë prej disa muajsh ishte në ditëlindjen e tij. Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni e jetuan dashurinë për disa muaj në privatësi të plotë, ndërsa për ditëlindjen e tij, pak javë më parë, Rodriguez vendosi ta urojë edhe publikisht: “Urimet më të mira për ty që je pafundësia për mua”,– shkroi showgirl-i krahas një fotoje të shkëputur nga festa e ditëlindjes.




Ndërsa sot, një foto me unazën në gisht, tregoi se Belén Rodriguez dhe Elio Lorenzoni, sapo kanë hedhur një hap tjetër në romancën e tyre.

Me dorën e fotografuar me unazën në gisht, Belen shkruan vetëm “Po” pas këtij imazhi, i cili nuk ka nevojë më për koment.

Të dy njihen prej rreth dhjetë vitesh, siç u shpreh Belén disa javë më parë, por vetëm pak muaj më parë miqësia e tyre ka kaluar në një raport tjetër. Showgirl-i i dha fund martesës së shumëpërfolur me Stefano De Martino-n verën e këtij viti.

Me sa duket, Elio ka shfrytëzuar udhëtimin në Maldive për propozimin e partneres së tij. Belen është nënë e dy fëmijëve, djalit Santiago, me Stefano-n dhe vajzës, Luna Marì, me Antonino Spinalbanese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.