Kronikë

Goditet grupi kriminal i lidhur me Ndranghtetën, 4 shqiptarë përfundojnë në pranga

10:45 - 13.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me transportimin lëndëve narkotike.




Në total mësohet se janë ekzekutuar 26 urdhra arresti, mes të cilëve ishin shtetasit shqiptarë, kubanezë dhe ekuadorian.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të arrestuarit, pavarësisht moshës së re, ishin futur me stabilitet, role shumë specifike dhe poste të rëndësishme brenda organizatës mafioze, shkruajnë mediat italiane.

Shtatëmbëdhjetë nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte-Gioffrè , me origjinë nga Seminara dhe të lidhur me grupet e “Ndrangheta”, që vepron në provinca e Imperia që nga viti 2020 dhe synon blerjen, kultivimin, transportin, rishitjen dhe transferimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës

Organizata kishte disa banesa që i përkisnin anëtarëve dhe përdoreshin për mbledhjet operative të anëtarëve me qëllim marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin me narkotikë, për negociata me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe transferimin e lëndës narkotike për organizimin e udhëtimeve për blerja e lëndës narkotike si dhe për kultivimin e bimëve të marihuanës .

Anëtarët kishin në dispozicion edhe ‘kriptofona’ për komunikimin ndërmjet anëtarëve, për dërgimin e parave dhe për grumbullimin e parcelave që përmbanin lëndën narkotike. Po ashtu mësohet se ata komunikonin me ketë pajisje dhe për transportin e armëve dhe makinave të bashkëpunëtorëve ose të marra me qira për transportin e drogës, e cila në disa raste ngarkohej edhe në autobusët që operonin në linjën Reggio Calabria-Ventimiglia.

Të dyshuarit akuzohen për 56 raste të blerjes, shitjes, transportit të sasive të kokainës dhe kultivim të marijuanës.

Përpos akuzave për trafikimin e lëndëve narkotike, këta persona akuzohet edhe për një sërë krimesh të tjera, të kryera kryesisht ndaj disa blerësve të lëndëve narkotike për t’i detyruar të shlyejnë borxhet e grumbulluara me blerjet e kryera, si plagosje, vjedhje, etj.

Mediat italiane shkruajnë se është vendosur sekuestro parandaluese ndaj 18 prej të ndaluarve për shumën totale prej 866.400 euro, për 128 tranfertash bankare, 18 automjete dhe 12 motoçikleta, 6 prona dhe 39 toka në Diano Marina, San Bartolomeo al Mare, Cassano delle Murge (Bari), Trapani, Marsala dhe Misiliscemi (Trapani).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.