BOTA

Tha se shqiptarët janë kriminela dhe ofendoi protestuesit për Gazën, shkarkohet sekretarja e Brendshme e Britanisë Suella Baverman

09:54 - 13.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman është shkarkuar nga posti.




Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pasi ajo sfidoi javën e kaluar.

Një zyrtar nga Downing Street, deklaroi se Sunak i kishte kërkuar Braverman të largohej nga qeveria dhe ajo kishte pranuar.

Sunak shkarkoi Bravermanin pasi ajo shkaktoi zemërim të gjerë me kritikat ndaj trajtimit të protestave pro-palestineze nga Policia.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.

Sunak do t’i portretizojë lëvizjet si një shans për të promovuar ministrat më të rinj dhe për të pastruar disa anëtarë të kabinetit me performancë të dobët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.