Kryesore

U shkarkua pas deklaratave për protestuesit pro-palestinez, reagon Suella Braverman: Do të flas më shumë në kohën e duhur

10:52 - 13.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-sekretarja e Brendshmem, Suella Braverman u shkarkua nga posti mëngjesin e sotëm (13 nëntor) nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.




Pasi iu kërkua të largohehj nga detyra si ministre, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Braverman, e cila u shpreh se ishte privilegj i madh të shërbente në këtë post, shkruan Sky News.

“Ka qenë privilegj i madh i jetës sime të shërbej si sekretare e Brendshme”, deklaroi Braverman, ndërsa shtoi se: “Do të kem më shumë për të thënë, por në kohën e duhur.”

Riorganizimi i qeverisë së Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës.

Pak minuta pasi u bë zyrtare shkarkimi i Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, u raportoi largimi edhe i dy ministrave të tjerë, ai i Arsimit, Nick Gibb dhe i Shëndetësisë,  Neil O’Brien.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak mori vendimin për shkarkimin e ministres kontroverse të Brendshme, pasi ajo sfidoi javën e kaluar.

Sunak shkarkoi Bravermanin pasi ajo shkaktoi zemërim të gjerë me kritikat ndaj trajtimit të protestave pro-palestineze nga Policia.

Ndërkohë Partia Konservatore njoftoi se Rishi Sunak po kryen një riorganizim ministror për të “forcuar ekipin e tij në qeveri për të dhënë vendime afatgjata për një të ardhme më të ndritshme”.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar mund të jenë shansi i fundit i kryeministrit britanik për të vulosur autoritetin e tij në ekipin drejtues të partisë konservatore përpara zgjedhjeve të përgjithshme që priten vitin e ardhshëm.

“Shqiptarët janë kriminelë”

Me flamur shqiptarë dhe të veshur kuq e zi, qindra e mijëra emigrantë shqiptarë në Angli mbushën sheshet dhe rrugët e Londër në nëntor 2022, duke protestuar kundër deklaratave të ish-ministres së Brendshme, Suella Braverman, e cila i quajti “kriminelë”.

Ata “rrethuan” Parlamentin britanik, duke kërkuar dorëheqjen e saj ndërsa nuk munguan thirrjet “O sa mirë me qen shqiptar”.

Suella Braverman deklaroi në atë kohë se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Braverman nuk kursye gjuhën e ashpër ndaj atyre që hynin në mënyrë ilegale në vend, teksa u zotua në atë kohë se gjente një mënyrë që të funksionojë skema e Ruandës.

Ish-ministrja e Brendshme akuzoi shqiptarët se po kthehen në kriminelë në vendin e tyre sidomos në fushën e trafikut të drogës dhe atë të kultivimit të kanabisit, një metodë që sipas tyre e kanë shumuar pikërisht shtetasit shqiptar që kanë shkuar në vendin e tyre.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.