Kryesore

Ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

07:21 - 13.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit kanë nisur me vranësira dhe shira me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë, por mesdita do të sjellë ndërpreje të reshjeve në territori ku mbizotëruese do të jenë kthjellimet dhe vranësirat e herë pas herëshme.




Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin, por pa reshje, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por maksimalet do të ulen lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 18°C. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 5 ballë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.