Kronikë

Arsyeja/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit

10:55 - 16.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë seanca e sotme për ish-ministrin, Fatmir Mediu, për çështjen “Gërdeci.




Sot pritej të dëshmonin disa persona, ndërsa shkak për shtyerjen e seancës është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të Mediut.

Seanca e radhës është caktuar në datën 30 nëntor. Kujtojmë që gjykata i caktoi mediut dhe një avokat kryesisht, përkatësisht Artan Simonin.

Në shtator, Mediu kërkoi gjykim të zakonshëm për çështjen, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar, çka do të thotë se për Gërdecin do të niste një gjyq nga e para.

Gjykata nuk ka pranuar listën e dëshmitarëve që u paraqitën nga avokatët e Mediut por vetëm dëshmitarët e Prokurorisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.