AKTUALITET

Dibër, u aksidentua gjatë punës me pllakat e mermerit, vdes në spital 35-vjeçari! Policia shoqëron pronarin dhe menaxherin e firmës

16:13 - 16.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda pas aksidentit që  pësoi ndërsa punonte në një subjekt privat, ku rregullonte pllaka mermeri.




Sipas të dhënave, 35 vjeçari, me iniciale B.M. nga Maqellara dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital.

Sipas efektivëve, janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, sqaroi policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.