AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim për disa vepra penale, arrestohet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar

19:52 - 16.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar Marjan Lisi, i shpallur në kërkim për veprën penale  tentativë vrasje, grabitje dhe mosbindje.




Mësohet se Marjan Lisi së bashku me një 41 vjeçar, edhe ky shtetas shqiptar i shpallur në kërkim, kishte kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë helene, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës. Gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë. Lisi do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.