Kronikë

EMRI/ I zhdukur prej dy muaj, identifikohet se kujt i përket trupi i dekompozuar që u gjet në Sarandë

09:47 - 16.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trupi dhe koka e dekompozuar që u gjetën në fshatin Xarë, i përket bariut nga Elbasani, Adnant Jaupi.




53-vjeçari, i cili punonte si çoban në Xarrë të Konispolit, rezultonte i zhdukur prej rreth 2-3 muajsh.

Identifikimi u krye nga mjekësia ligjore dhe pas hetimeve nga policia e Sarandës.

 

 

Raportohet se nuk janë konstatuar shenja goditjeje me mjete te forta apo plumbi, që mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.

Fillimisht u gjet koka dhe më pas trupi i dekompozuar, i cili nuk ishte groposur. Trupi u gjet i fshehur në një tunel me gjerësi rreth 1 m dhe gjatësi 3-4m.

Në vendin ku u zbulua trupi i viktimës kishte ende erë të rëndë dekompozimi. Sipas burimeve mësohet se vdekja mund të ketë qenë për shkaqe natyrale, raporton News24.

Fillimisht u dyshua se kufoma mund t’i përkiste njerit prej të zhdukurve në 7 prill të këtij viti, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.