AKTUALITET

Hynë për të vjedhur në banesë, hajdutët dhunojnë 54 vjeçarin në Fier

15:26 - 16.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 54 vjeçar nga Fieri është dhunuar këtë të enjte nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz në orët e para të mëngjesit.




Sipas policisë, autorët kanë dhunuar të zotin e shtëpisë por nuk kanë vjedhur asgjë. Për shkak të dëmtimeve, 54 vjeçari po merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut.

Në vijim të hetimeve, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.