Kronikë

Jamarbër Malltezi kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO merr vendimin

10:47 - 16.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e telefonit dhe kompjuterave të sekuestruar.




Dhëndri i Sali Berishës kishte kërkuar nga qelia kthimin e telefonit, kompjuterëve si edhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e Prokuroria e Posaçme.

Por kjo kerkesë u rrëzua nga gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Jamarbër Malltezi u arrestua për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave për dosjen “Partizani”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.