Kronikë

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në makinë 39-vjeçari

13:00 - 16.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një makine të parkuar anash rrugës, në fshatin Daullas të Fierit.




Sipas uniformave blu, 39-vjeçari me iniciale J. B., banues në Tiranë, dyshohet është vetëvrarë me armë zjarri.

 

 

Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 11:20 të paradites së sotme (16 nëntor) brenda automjetit tip “Volkswagen”.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në një automjet tip “Volkswagen”, të parkuar në anë të rrugës, në fshatin Daullas, është gjetur i pajetë, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se 39-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri.

 

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një gëzhojë të fishekut të saj.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.