Kronikë

Në gjende të dehur! Shqiptari qëllon kunatin e tij me armë, i bën rezistencë edhe policisë

10:22 - 16.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e së mërkurës (15 nëntor) në zonën e Lagadas në Greqi, një shtetas shqiptar ka tentuar të vrasë me armë zjarri kunatin e tij 37-vjeçar, ndërsa ishte në gjendje të dehur.




Fatmirësisht, nga të shtënat, 37-vjeçari nuk ka mbetur i plagosur.

Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, 39-vjeçari ka tentuar t’i shpëtojë arrestimit duke qëlluar sërish në ajër dhe duke u futur në oborrin e kishës së Epifanisë së Timiou Prodromos dhe Agia Anastasia Farmakolytria.

Pas veprimeve të koordinuara nga policia, ai u arrestua, pavarësisht rezistencës së fortë që bëri.

Arma e sekuestruar ishte raportuar e vjedhur në janar nga një shtëpi në zonën e gjerë të Lagadas dhe e cila, siç u konstatua, kishte plumba të gatshëm për përdorim.

I arrestuari, ndaj të cilit rëndon akuza e tentativës për vrasje, do të dërgohet në Prokurorinë Penale të Selanikut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.