AKTUALITET

Përfundon procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, nis verifikimi në terren

17:19 - 16.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi sot se procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar.




Stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

INSTAT i bën thirrje qytetarëve të lehtësojnë punën e stafit. Për më tepër informacion kontaktoni në numrin jeshil (0800 22 44) apo adresën zyrtare të INSTAT [email protected].

‘Të dhënat e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe do t’u shërbejnë qytetarëve për shërbime dhe punë publike më të mira në të ardhmen” thuhet në njoftimin e INSAT

Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.