Kronikë

U plagos nga bashkëjetuesja/ Flet i riu: Myrvetja ka çrregullime, është në rrezik djali 7-vjeç

13:10 - 16.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erald Toska, i cili u plagos me thikë nga bashkëjetuesja e tij disa javë, ka rrëfyer nga burg momentin kur ndodhi ngjarja.




Në një intervistë për emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, tha se Myrvete kishte çrregullime dhe se djali i tyre 7 muajsh është në rrezik.

Ai theksoi se ditën e ngjarjes shkoi në punë por shoku i tij i ngushtë e kishte telefonuar që të kthehej në banesë pasi Myrvete kishte dalë duke ulëritur në ballkon.

U ktheva në shtëpi dhe filloi debatet. Pasi debatuam mora djalin në krahë, ngaqë po bërtiste e ulëriste shumë, dëgjohej në të gjithë ballkonin, pallatin. 

I vura dorën tek goja i thashë pusho se po na dëgjojnë të gjithë njerëzit. Në momentin që lashë djalin më ka goditur me thikë në krahun e majtë”, tha Erald Toska.

Erald Toska: “Bashkëjetuesja ka pasur çrregullime, nervozizëm, debate pa lidhje. Debatuam në mëngjes për arsye të kota dhe ika për punë. Kishte dalë duke bërtitur në ballkon. Më mori në telefon shoku im i ngushtë që kishim shtëpitë ngjitur dhe më tha hajde se ka dalë në ballkon duke bërtitur. U ktheva në shtëpi dhe filloi debatet.

Pasi debatuam mora djalin në krahë, ngaqë po bërtiste e ulëriste shumë, dëgjohej në të gjithë ballkonin, pallatin.

I vura dorën tek goja i thashë pusho se po na dëgjojnë të gjithë njerëzit. Në momentin që lashë djalin më ka goditur me thikë në krahun e majtë.

I kërkova të hapte derën sepse nuk lëvizja dot por nuk pranonte sepse kishte ardhur shoku im i ngushtë. S’donte ta hapte, ulëriste aty në vend. Pasi u hap dera shoku im i ngushtë më dërgoi në spital.

Kam bërë denoncimin por ka shkuar në vesh të shurdhër. Jam përpjekur të bëj më të mirën për të dhe djalin.

Ajo s’ka rehat me asnjë njeri, nuk kishte as me mua dhe jo me familjen time.

Akuzat ndaj babait tim janë përpjekje të saj të dëshpëruara për të mbrojtur veten.

Unë dua që të sigurohet jeta e fëmijës, mendoj se është në rrezik. Unë nuk kthehem më kurrë me atë, asnjëherë. Më intereson vetëm fëmija. Do ti përgjigjem fëmijës nëse është shtatzënë. Fëmija është regjistruar vetëm në emër të nënës së tij për shkak se kam qenë në arrati. Do nis procedurat për të marrë atësinë. Djalit i bërtiste në syrin tim, i vendoste thonjtë në fyt.

Kam menduar se do të ndryshojë. Myrvete nuk është e aftë për ti rritur fëmijët. S’kam asgjë për t’i thënë, me mua e ka mbyllur. Vetëm për fëmijët do të flasin, për shpresa të tjera jo. S’jam i qetë, sillet agresive me familjarët e mi, kanë kërkuar që të takojë djalin por nuk i lejon.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.