Kronikë

Detaje/ 2-vjeçarja u dërgua në spital për ftohje, mjekët zbuluan se ishte djegur me cigare nga vëllai i saj

10:42 - 17.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku një 2-vjeçare u dogj në qafë me cigare nga i vëllai i saj.




Burime për Panorama.al, raportojnë se vajza e mitur është dërguar nga halla në spital pasi ishte e ftohur. Por mjekët kanë vënë re djegie në qafë, si edhe shenja në sqetull dhe në pjesë të ndryshme të trupit.

Menjëherë kanë njoftuar policinë dhe kanë nisur hetimet. Nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore rezulton se djegia në qafë është shkaktuar me cigare nga i vëllai i saj 9-vjeçar, i cili po luante.

Shenjat e tjera sipas të dhënave paraprake të mjekësisë ligjore dyshohet se vijnë nga sëmundje të lëkurës.

“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.