Kronikë

Parandalohet krimi/ 55-vjeçarigodet me gërshërë bashkëfshatarin, ndërhynë policia

10:54 - 17.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 55-vjeçar ka tentuar të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobta në fshatin Selishtë, Dibër.




Autori i dyshuar raportohet se e ka goditur në pjesën e fytyrës 54-vjeçarin me iniciale A.K., duke i shkaktuar dëmtime. Por pas ndërhyrjes së policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti

Ndërkohë është vendosur në pranga autori i ngjarjes, 55-vjeçari me iniciale I.C.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti për motive të dobëta mes 2 shtetasve.

Tentoi të vriste me mjet prerës (gërshërë hekuri), bashkëfshatarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.  Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari,  për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.