Kronikë

I vendosi flakën makinës së ish-bashkëshortes dhe e kërcënoi, e pëson keq shqiptari

09:53 - 17.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 39-vjeçar shqiptar, i përfshirë në një proces gjyqësor për abuzim në familje, ka shkelur urdhrin e ndalimin për t’iu afruar ish-bashkëshortes dhe e ka sulmuar atë.




Pas një takimi me të bijat, ai i ka dëmtuar makinën gruas dhe e ka goditur me grusht. Ai ka arritur të arratiset dhe është strehuar në komisariat.

Më pas, burri i vuri flakën makinës së gruas dhe dërgoi mesazhe kërcënuese, duke lejuar policinë të mbyllte me shpejtësi hetimet.

Zëvendësprokurori Luca Bertuzzi kërkoi rivendosjen e masës së arrestit shtëpiak për 39-vjeçarin, banues në zonën e Riminit.

Shqiptari akuzohet për abuzim në familje, lëndim të rëndë trupor dhe zjarrvënie.

Seanca e parë është caktuar për 14 mars.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.