AKTUALITET

Amal Clooney u takua me Michelle Obama për një kauzë të mirë

09:28 - 18.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokatja e famshme e të drejtave të njeriut Amal Clooney, ish-Zonja e Parë e SHBA-së Michelle Obama dhe shumë personalitete të tjera ndërkombëtare u takuan në kuadër të një konference të bashkëorganizuar nga Fondacioni Gates, së bashku me Fondacionin Clooney për Drejtësi, me qëllim promovimin e të drejtat e vajzave në Afrikë.




Vendi i takimit të tyre ishte Malavi. Atje ata punuan me gra nga vendi dhe agjenci të tjera si pjesë e programit AGEAfrica, i cili u jep vajzave të reja bursa për të studiuar. Një nga qëllimet e këtij aksioni është t’i jepet fund martesës së fëmijëve, praktikës së dhunshme që ende mbizotëron në shumë rajone të botës. Shumë herë vajzat detyrohen të martohen dhe të lënë pas familjet e tyre, studimet dhe në fund jetën e tyre ashtu siç do t’i formësonin ato.

Amal Clooney mbështet si personalisht ashtu edhe përmes fondacionit që ka krijuar me bashkëshortin e saj shumë nisma të tilla dhe kështu mori pjesë në këtë takim shumë të rëndësishëm ku u shpreh se sa e rëndësishme ishte të punohej drejtpërdrejt me gratë nga Malavi për të shfuqizuar përfundimisht martesën e fëmijëve. Michelle Obama theksoi rëndësinë e nismës dhe partneritetit të saj me gra si Clooney dhe Melinda Gates, me qëllim që t’u mundësojë vajzave në Afrikë të përfundojnë arsimin e tyre dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

Më poshtë mund të shihni foto nga takimi shumë i rëndësishëm që u zhvillua javën e kaluar:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.