AKTUALITET

EMRAT/ Panairi 2023, nis ndarja e çmimeve për librat më të mirë

13:10 - 18.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur ndarja e çmimeve në Panairin e Librit 2023. News 24 bën me dije se çmimi për librin më të mirë për fëmijë, është fituar nga Rudina Çupi. Çupit iu dha çmimi për librin ‘Gjyshja me zemrën prej ketri’.




Ndërkohë, Ana Kove, fitoi çmimin si përkthyesja e vitit me librin ‘Daullja prej llamarine’. Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë, e rrëmbeu Diana Çuli. Çuli mori çmimin për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge, me veprën ‘Të pandarat’ të Simone de Beauvoir.

Vepra më e mirë studimore, e fitoi Thomas Frashëri me veprën ‘Frashëri i shquar, i panjohur’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.