BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Në mes të zhurmës politike për arrestimin e bashkëshortit, Argita Berisha shfaqet në rrugët e Tiranës

15:52 - 18.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Daljet e saj publike kanë qenë të rralla, duke preferuar të qëndrojë larg zhurmës mediatike që familja e saj ka prej shumë vitesh. E kemi fjalën për Argita Malltezin, vajzën e Sali Berishës, që dashur pa dashur është bërë shpesh objekt i mediave, sidomos në javët e fundit.




Bashkëshorti i saj aktualisht gjendet i ndaluar nga policia për çështjen e Kompleksit Partizani. Një ngjarje e tillë, ka rikthyer sërish në ekran Argitën, e cila ka bërë daljen e saj televizive, pas shumë vitesh.

argita malltezi

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë Argitën në një paradite të sajën krejt sportive. Vajza e ishkryeministrit ka qenë vetëm, ku ka përshkruar rrugën kryesore të bulevardit, fare pranë Kryeministrisë, ku vite më parë, në atë zyrë qëndronte babai i saj.

Ajo kishte zgjedhur të vishte një palë pantallona xhins, si dhe një pulovër të bardhë me disa shirita të zinj. Si përherë, ajo ka qenë me syze dielli, dhe nxitimthi ka përshkruar rrugën, pavarësisht syve të kureshtarëve që e shoqëronin.

argita malltezi1

Javët e fundit, familja e saj është vendosur në qendër të një debati që ka përfshirë të gjitha kahet politike, por vetë Argita, është shfaqur shumë e balancuar në të vetmen dalje të saj, duke preferuar të flasë mbi faktet dhe mos të përfshihet në deklarata politike.

argita malltezi2

Duhet thënë se ishte pikërisht arrestimi i bashkëshortit të saj, që e solli për publikun pas shumë vitesh mungesë. Edhe në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër, ajo preferonte të rrinte tërësisht e tërhequr, duke ndarë kohën e saj mes angazhimeve në karrierë, si dhe një nënë e katër fëmijëve.

Intervistat e saj datojnë në shumë vite më parë, ku ka folur më shumë për angazhimet e saj si nënë.

argita malltezi3

“Familja e madhe ka më pak disavantazhe nga sa mund të mendohet. Nuk është e vërtetë që lodhja shumëfishohet për një grua pavarësisht numrit të fëmijëve. Së pari, njeriu aftësohet dhe mëson t’i bëjë gjërat më lehtësisht. Madje, familja e madhe ka një efekt të jashtëzakonshëm pozitiv mbi fëmijë: mësojnë të jenë më pak egoistë dhe më shumë kërkues ndaj vetes. Lidhen me njëritjetrin, ndihmojnë njëritjetrin. Nuk ka më ekskluzivitet, dhe kjo është një gjë e mirë. Fundja, a nuk është kështu vetë jeta? Sigurisht, ka edhe probleme familja e madhe.

Sepse, çdo fëmijë vjen me specifikën e vet individuale. Më herët kisha të tjera plane për jetën time. Kisha përfytyruar se do të martohesha rreth moshës 33 vjeç, pasi të kisha përfunduar me të gjitha pikësynimet e mia akademike. Në të vërtetë u martova 24 vjeç dhe 33 vjeç linda vajzën time të tretë. Zemra mori të tjera vendime nga ato të mendjes, dhe planet e mia u përmbysën, por jam shumë e kënaqur për këtë. Rezultati ka qenë optimist”, shprehej Argita në një intervistë të shumë viteve më parë.

argita malltezi4

E tashmë që fëmijët janë më të mëdhenj në moshë, duket se vajza e ish-kryeministrit ka më shumë kohë për t’u angazhuar në karrierën e saj. Por, edhe për t’u marrë me veten, pasi ashtu edhe si e shohim, për të vitet kanë ndalur, duke qenë në top formë.

argita malltezi5

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.