BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Pas ndarjes, Sabiani rikthehet me partneren, drekojnë me Keisin si familje e bashkuar! Ç’deklaronte ish-banorja e BBV: S’kam asnjë komunikim me të! M’u shemb bota kur…

12:27 - 19.11.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo që shihni në foto, duket si një drekë normale familjare. Gjithçka do të dukej mëse normale, nëse protagonistët nuk do të ishin të famshëm, dhe historitë mes tyre nuk do të kishin disa përplasje të forta.




Paparaci ynë ka mundur të fotografojë Sabianin, teksa ka qenë duke konsumuar një drekë peshku me partneren e tij, Arnisa dhe vajzën që ka nga martesa e parë, Keisi. Kujtojmë se jeta e tyre familjare, u bë publike kur fillimisht Sabiani u fut në Big Brother, e pas një viti edhe Keisi.

sabiani keisi medini arnisa

Rreth 10 muaj më parë, Sabiani dhe Arnisa u ndanë nga njëri tjetri. Ishte pikërisht pjesëmarrja e tij në “Big Brother” ajo që zbuloi faktin se artisti ishte bërë baba i një djali me partneren e re, Arnisa Xhikaj. Që pas këtij zbulimi, dyshja nuk i ndalte më postimet në rrjetet sociale me dedikimet romantike. Por shpejt, situata mes çiftit ka ndryshuar.

sabiani keisi medini arnisa1

Nga një konstatim i lehtë, u vu re se dyshja ka larguar të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin. E si për të shtuar më shumë dyshimet se ata janë ndarë, Arnisa dhe Sabiani nuk ndiqeshin më as në rrjetet sociale. Sabian Medini është këngëtari që e ka mbajtur prej vitesh jetën e tij hermetike, ndërkohë që me hyrjen në “Big Brother VIP” zbuloi një detaj sekret nga jeta e tij, që ai është dhe baba i një djali përveç vajzës, Keisit.

sabiani keisi medini arnisa2

Fakti që ai ishte bërë baba për herë të dytë me partneren e re pas divorcit nga nëna e Keisit, dihej nga rrethi i ngushtë i miqve të këngëtarit, pasi ai preferonte të mos e bënte publike këtë pjesë të jetës së tij. Por pasi u bë pjesë e “BB Vip”, ai zbuloi detaje rreth vetes së tij, që publiku nuk i ka ditur, mes të cilave atë që është babai i një djali 3- vjeçar, Enes, i cili ishte surpriza e produksionit për Sabianin brenda shtëpisë. Vogëlushi me flokët kaçurrela si i ati dhe sytë blu si e ëma e surprizoi në program, duke u futur në shtëpinë e “Big Bother VIP”.

sabiani keisi medini arnisa3

Teksa fliste për djalin, Sabiani u shpreh se djali erdhi në jetë në një moment kur nuk e priste dhe ishte një bekim nga Zoti. Ai tha se në fillim kishte merak mos vajza e tij e madhe, Keisi, do të bëhej xheloze por nuk ndodhi kështu, pasi ajo e do shumë vëllain e saj.

Ndërsa shtoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë e lehtë për të. Që nga lajmet për ndarjen, ai nuk u pa më me partneren e tij, të paktën deri në këto fot që paparaci i Panorama Plus ka siguruar.

sabiani keisi medini arnisa4

Duket se tashmë marrëdhëniet mes tyre janë stabilizuar dhe familja është rikthyer së bashku, këtë herë bashkë me Keisin, e cila gjithashtu ka pasur marrëdhënie të vështira me partneren e re të babait. Keisi Medini ka rrëfyer se si e priti lidhjen e re të të atit, Sabianit dhe ardhjen në jetë të vëllait të saj të vogël.

sabiani keisi medini arnisa5

Ish-banorja e BBV, u shpreh se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë. Po tani unë nuk bëj dot pa vëllain, është gjaku im, vetëm më merr malli tërë kohën dhe sa herë që flas me babin e pyet se çfarë bëri ndonjë gjë të re, çdo ditë mëson gjëra të reja. Me vëllain, duke qenë se nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi, sepse ai jeton me mamanë e vet, përpiqem ta takoj sa më shpesh”, tha Keisi Medini.

sabiani keisi medini arnisa6

E pyetur në lidhje me raportin e partneres së re të babait të saj, Keisi u shpreh se nuk kanë asnjë komunikim së bashku, duke mos zbuluar arsyen.

“A bëhet xheloze ajo për raportin që ka mami jot me Sabianin?”, u pyet ajo në “Kepi i Tundimeve”.

keisi medini6

“Po atë nuk e di unë, se mos kam ndonjë raport me të që ta di. S’kam fare asnjë raport, jo. S’kemi fare komunikim. Kanë qenë shumë gjëra, s’dua t’i bëj publike, ish- te boom i madh, nuk e prisja. Të kesh vëlla të vogël, jam pika e dobët e babit, ai e di. Kam qenë vajza e parë e fisit, jam vetëm unë femër dhe thashë prit nga na erdhi vëllai”, u përgjigj Keisi Medini.

keisimedini

Por tashmë, Keisi jo vetëm që ka nisur të ketë komunikim me Arnisën, por mund të themi me plot gojën që janë bërë edhe mikesha, sa për të dalë së bashku për drekë. Ashtu si duket edhe nga fotot, familja, pasi ka konsumuar drekën, janë larguar të tre së bashku. Raportet e vështira mes palëve, tashmë kanë mbetur prapa, duke nisur një etapë të re në jetën e tyre, si një familje e bashkuar.keisi medini2keisi medini3keisi medini4keisi medini5keisi medini sabianikeisi medinikeisi medini1keisi medinikeisi medini1keisi medini2keisi medini5keisi medini6keisi medini7sabiani keisi medini (8)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.