BLUETOOTH

“Dua ta lë lojën”- Banorja e BBV po mendon të ndërpresë garën për çmimin e madh, zbulon dhe arsyen: Nuk jam person që dorëzohem, por..

19:30 - 20.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga personazhet që ka trazuar ujërat në Big Brother Vip Kosova, po mendon ta ndërpresë garën për çmimin e madh prej 200,000 eurosh.




Fjala është për këngëtaren Linda Halimi, e cila në një bisedë me Santianën, ka rrëfyer se arsyeja pse po mendon largimin është vajza e saj, ndërsa shton se akoma nuk e ka vendosur.

“Kam menduar ta lë këtë lojë. Nuk kam vendosur ende asgjë, por nuk dua ta lë sepse i bie që po dorëzohem me veten, me sfidat. Unë nuk jam dorëzuar përpara asnjë sfide dhe nuk dua t’ia lejoj vetes këtë mendim sepse është shumë mendim negative, por duke e pasur parasysh se vërtet jam duke e pasur të vështirë.

Më ka mbetur peng që i kam thënë vajzës që kthehem për pak dhe nuk jam kthyer. Ajo është gënjeshtra më e madhe që kam thënë ndonjëherë. Nuk është bebe. 4 vjeç e gjysmë kupton. Garant 100 herë i ka thënë babit të vetë ‘ku është mami’. Sepse zakonisht kur i them do kthehem menjëherë, kthehem. Këtë herë nuk u ktheva. Për të mbrojtur veten, e gënjeva atë, dhe kjo po më mundon shumë. E kam parë dhe në ëndërr dhe s’e di.

Akoma s’e kam vendosur sepse nuk dua të marr vendime të nxituara. Por në të njëjtën kohë nuk jam person që dorëzohem”, tha Linda.

Shikoni fotot

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.